Bakllava Turke

Perberesit

 

1 kg miell

1 gote kose

3 veze

1 gote vaje

Arra 500 gra te qeruara

Gjysem kg gjalpe

1 kg niseshte

Pak kripe

1 luge kafe uthull

 

 Per shurupin 2 kg sheqer.

 

                                                    Pergatitur

 

Mbasi kemi hedhur miellin ne tave i hedhim te gjithe perberesit.

Hedhim vezet,kosin vajin kikirik, kripen uthullen,i perziejme te gjitha bashke,

Deri sa te na behet nje mase brumi.E leme gati 1 ore ne frigorifere te futur ne nje qeske,pastaj e ndajme brumin ne

3 ose kater pjese , ne vartesi te sasise se brumit qe do te na dale.

Çdo pjese qe e kemi ndare do ta ndajme ne 21 brume te vogla.( nje pete do te dale nga 7 brume te vogla )

Keshtu do te vazhdojme ti bejme te gjitha pjeset e brumit qe na kane mbetur.

I marrim nje nga nje brumet e vogela dhe i pudrosim me niseshte,Duhet ti hedhim shume niseshte.Marrim pecin dhe i hapim nje madhesi te vogel petet,mbasi i kemi hapur te  7 brumet e vogela ne 7 pete te vogela i veme njera mbi tjetren dhe i hapim me pece duke e bere nje pete te veteme.Mbasi e kemi hapur sa eshte tava e shtrojme mbi tave .Ne kete momente do te hedhim arrat e grira sipas deshires ,keshtu do te vazhdojme deri sa te kemi hapur edhe petet e tjera, dhe mbas cdo pete ne do te hedhim arrat,domethene do te behet  me tre ose kater shtresa ( kjo varet ne sa pjese do ta ndajme brumin.)Mbasi e kemi shtruar te gjithe taven fillojme e presim  sipas deshire.Ne momentin qe  eshte prere e gjitha do te hedhim gjalpin e shkrire ne te gjitha ndarjet e copave.E leme ta thithi te gjithe gjalpin gati per  10 minuta dhe e fusim ne furre ne temperatur 100 grade e leme gati 3 ore ne kete temperature.( Furren do ta ndezim pak me perpara ne temperaturen 180 gradedhe ne momentin qe do te fusim taven e cojme ne temperaturen 100 grade )Pastaj marrim nje pjese pete te vogel e ferkojme me te dyja pellembat,dhe ne qoftese ajo pak e thare,atehere e veme ne temperaturen 150 (ose 160 grade ne vartesi te sobes ) dhe e leme deri sa te behet dhe te marre ate ngjyre qe deshirojme.Ne momentin qe na ka marre ngjyren qe duam e stakojme furen dhe taves i vendosim nje leter guzhine,dhe e leme deri sa te ftohet.       Pergatitja e shurupit: Marrim dy kg sheqer i hedhim ne tenxhere dhe aty do te hedhim 1 kg e 400 grame me uje.I zjejme deri sa te na behet sherbeti pastaj, e hedhim te nxehte ne taven me bakllava.