keke me Dardha

Përbërsit: 

v     2 kokra dardha (duhet të jenë të forta)

v     3 vezë

v     1 godë ujë sheqer

v     Gjysëm filxhan vaj

v     Gjysëm filxhan qumësht

v     2,5 gota ujë me miell

v     Një lugë kafeje sodë buke

v     Një paketë pluhur vanilje

 

Sipas dëshirës mundi shtohet kanellë dhe arra (ose lajthi)

Përgatitja e kekut me dardhë:

 

Në një enë të thellë hedhim sheqerin dhe të bardhat e vezëve dhe i  rrahim së bashku deri sa ajo të bëhet shkumë e plotë.  Gjysëm minute pasi është bërë shkuma shtojmë në këtë shkumë vajin, miellin margarinën, soden e bukes dhe vaniljen dhe e përziejmë ngadalë.

 

Prisni dy kokrat e dardhave për gjysëm, pastrohen farat e tyre dhe i presim dardhët në feta të holla.  Përzejmë brumin e keku me fetat e dardhës dhe në vartësi të dëshirës hedhim dhe arra e kanellë.

 

Tavën që do të bëhet pjekja e kekut e lyeni me pak vajë dhe shpërndani pak miell në gjithë sipërfaqen dhe hidhni aty masen e pergatitur.   E vendosim në furrë dhe e lëmë të piqet për 40-45 minuta në temperaturen 190 gradë (pjesa e sipërme të bëhet e skuqur).  Nxirret keku dhe është gati për servirje.

Ju bëftë mirë ...