Keke me limon

Përbërësit:

 

v           200 gram margarinë

v           200 gram miell

v           Një lugë kafe sode buke

v           150 gram sheqer pluhur (pudër si ai i llokumeve)

v           200-250 gram lëng limoni (kokerra të shtrydhura ose shishe leng limoni)

v           200 gram sheqer

v           4 vezë

 

Përgatitja e kekut me limon:

 

Para së të fillojmë përgatitjen e kekut duhet që të vemë furrën të ngrohet në temperaturën 200 grade.

 

Përziejmë margarinën, sheqerin dhe vezet dhe do ti rrahim ato deri sa të bëhet një masë e njejtë. Mbi këtë masë hedhim miellin dhe sodën e bukës dhe i trazojmë mirë deri sa  të behët një masë e lidhur në formën e brumit të hollë.

 

Mbi tave që do të bëhet pjekja e kekut shtrojmë leter pjekje dhe aty do te hedhim masën e përgatitur.  

 

Tava futet në furën e ngrohtë dhe e pjekim ne temp 200 per 15 minuta.

Në kohën që piqet keku, ne do të tresim sheqerin në lengun e limonit dhe menjëherë pasi të nxjerrim tavën nga furra me anën e një furçe gatimi lyejmë pjesën e sipërme të kekut.

Pasi është konsumuar i gjithë lëngu i limonit mbi kek hedhim pluhurin (pudrën) e sheqerit.

 

Keku është gati për tu servirur, format e prerjes janë në dorë të amvisteve.

 

Ju bëftë mirë...........