Makarona tubo te mbushur me kima ( Canneloni ) ( me kerkese te JORIT )

   (tek kutia lexohet Canneloni)

 

                 

  perberesit (per 16 cope canneloni duhen) :

 

750 gr mish te grire

Parmexhano e grire 50 gr (ose djathe kackavall)

Gjalp 100 gr

Beshamel 1 filxhane caji( ka te gatshem me paketa ose beheni vete )

Qep te thata 4 kokrra mesatare

Domate te grira nje kuti  400 gr

Vaj 6 luge gjelle

Hudhra 4 thelpinj

Kripe

Piper te zi

Arre muskate

Nje tufe majdanoze

 

 

 

 

                                                       Pergatitja

Marrim enen dhe hedhim vajin ne te hedhim thelpinjte e hudhres per ti skuqur.

I leme deri sa te na nxjere eren hudhra,hedhim qepen mbasi e kemi grire imet.

I kavardisim ne menyre qe mos te na ngjiten mbas enes,para se te veme mishin egrire per te skuqur ne do te heqim hudhrat.Hedhim mishin e grire dhe e kavardisim bashke me qepen (po gjithmon ne zjarre te avashem) .Ne momentin qe keto jane bere ne do te hedhim domatet e grira dhe do ta leme deri sa te na dale ne lyre gjella.Ne momentin qe na ka dale ne lyre ne do te hedhim kripen, piperin,arre muskat, majdanozin e grire, dhe nje pjese te djathim te grire dhe i perziejme te gjitha bashke, dhe i leme pak qe te ftohen, se po i mbushem me gjellen e ngrohet na cahen tubot e makaronave.Kur kima eshte ftohur ne fillojme ti mbushim nje nga nje.Mbasi i kemi mbushur dhe i kemi vendosur ne tave ne do te hedhim beshamelin te ngrohte mbasi e kemi bere gati,dhe kima qe na ka ngelur ja hedhim siper bashke me nje pjese te djathit te grire.

.I fusim ne furre ne temperaturen 200 grade per 45 minuta.

Cannelonet nuk do te zbuten me uje te ngrohte po do te mbushen ashtu sic jane.