Pastice me kos, veze e djathe

Perberesit (për 3 – 4 persona)

 

Makarona, 250 gr (gjysmes e pakos gjysem kg)

Veze, 4 kokrra

Kos, 3 kuti (nga ato që shiten 3 copë bashkë)

Djath i bardhe, 200 gr

Vaj ulliri, 6 luge gjelle

Gjalp, një lugë gjelle

 

                                             Pergatitja

 

Marrim makaronat dhe i veme për ti zjere.  Makaronat do ti lemë për ti zierë shume pak, vetem 3 minuta nga momentin që ato janë zhytur të gjitha në ujë dhe fillojne të ziejnë.  Do ti heqim nga zjarri i kullojme në një kullese dhe i hedhim në tave duke i hedhur dhe perzier me pak vaj që të mos ngjiten.

Marrim vezet, i rrahim pak sa të shpërbëhen të gjitha në një masë, kosin e trazojme pak që të mos ngelet në copa dhe e hedhim së bashku me djathin dhe vajin në enën e vezëve, i trazojmë të gjitha bashkë dhe këtë masë e hedhim mbi makarona duke e trazuar që makaronat ta marrin mire të gjithe masën. Marrim gjalpin dhe e hedhim sipër mbi makaronat. I fusim në furre në temperaturën 200 gradë dhe e leme për 45 minuta ose deri sa te skuqet siper ( kjo varet gjithmon nga soba ).

 

Ju bëftë mirë...................