Peshk me bajame

Per 4 persona nevojiten:

4 Peshq(mestatarisht te medhenj)

100 gr. Bajame ( te prera ne peteza )

kripe

piper i sapo grire

3 limona

1 veze

2 L.GJ.(luge gjelle)miell

2 L.GJ. vaj

2 L.GJ. gjalp i shkrire

2 dege koper

Pergatitja:

Peshqit lahen me uje te rrjedhshem dhe lihen te kullojne. Lyhen me kripe e piper jashte e brenda dhe nga nje limon i shtrydhur sperkaten dhe lihet te marinohen per 10 min.

Veza rrihet ne nje pjate te thelle. Ne nje pjate te dyte hidhet mielli dhe ne nje te trete bajame te prera ne peteza.

Peshqit "zhyten" njeri pas tjetrit ne pjaten me veze pastaj ne pjaten me miell pastaj perseri ne veze dhe ne fund ne pjaten me bajame.

Ne nje tigan te pershtatshem me madhesine e peshqve, ku vaji + gjalpin e shkrire tashme te nxehur,( por me zjarr te ngadalshem) skuqen peshqit per 8 min. nga te dyja anet:

Peshku i pjekur vendoset ne pjate me garniture feta ose cerek limoni(sipas shijes) dhe dege te vogla kopre.