Speca të kuq të mbushura me gjize

Përbërësit

 

1 kg Speca të kuqe të rrumbullakta dhe me tul.

Gjysëm kile, Gjize

1 tufë, Majdanoz

Vaj ulliri 5 luge

Krip nje luge kafe

Hudhra sipas deshires

Specat duhen si ato ne foto

 

 

                                              Përgatitja

 

Marrim specat, i lajme dhe i heqim bishtat bashke me farat dhe i leme menjane.

Marrim gjizën e vendosim në një enë të thellë dhe në të hedhim vajin, majdanozin e lare e të grire, kripën dhe hudhrën në se deshironi (une nuk i hedh më pelqen pa hudhra).

I trazojme mirë qe masa e gjizës ti marri të gjithë përbërësit.  Do të marrim një luge kafeje të madhe dhe do të fillojmë ti mbushim një e nga një, pasi i kemi mbushur i vendosim në një tenxhere ku dhe do ti ziejme.  E mira  është që të ziejnë me avull (në ato aparatet me korent po edhe pa korent).  Edhe në se nuk keni tenxhere me avull, mund të veprohet në këtë menyre: Brenda në tenxheren që do të vendosim në zjarr vendosim disa pirunj të rreshtuar permbys në të kundër të njëri tjetrit dhe mbi to vendosni specat e mbushura.  Hedhim një gote uje, vendosim kapakun dhe i vemë për të ziere për 5-8 minuta.  Pas kësaj hiqet nga zjarri dhe i leme me kapak të mbyllur deri sa specat te ftohen.  Specat janë gati për tu servirur.

 

Ju bëftë mirë................