Speca te kuq te pjekur me djathe

 

Perberesit

 

1 kg speca te kuq ( te jene tul )

Vaj ulliri 5 luge gjelle(ose sipas deshires)

200 grame te bardhe te grire

Uthull 2 luge gjelle

Pak krip

Pak piper

Majdanoz nje tufe te vogel

 

                                                Pergatitja

Marrim specat i lajme dhe i fshijme me nje leter guzhine.

Do ti parrim dhe do ti veme per tu pjekur ne furre ne temperaturen 200 grade gati per rreth 25 minuta ( kjo varet  edhe nga soba e secilit ).Mbasi na jane pjekur i leme te ftohen dhe i qerojme cipen.Mbasi i kemi qeruar te gjitha, i marrim dhe i presim ne copa sipas deshires, dhe i vendosim ne vazo qelqi,ku ketu do te hedhim ne fillim djathin e bardhe te grire,vajin e ullirit,kripen, piperin,majdanozin dhe ne fund do te hedhim uthullen,dhe do ta mbyllim kapakun ku da ta kthejme enen permbys gati per  10 minuta ( te sigurohemi qe nuk na derdhet lengu ).Pastaj  e marrim vazon dhe e vendosim ne frigorifer per rreth nje ore ku me pas mund ta servirni.