Tave me kima ,pure dhe djathe picash

Perberesit

mish I grire 150gr

Per tre persona.

2 kokra qepe te thata

djathe pice sipas taves 

salce ose domate te grira.

majdanoze,  pak piper,  rigon,

nje paket pure patatesh (nga ato kuti qe ka tre paketa brenda ose ta pergatitesh vete.)

Pergatitja

Marrim qepet dhe I grijme  pastaj I hedhim ne tenxhere ,hedhim edhe mishin e grire ,

I hedhim nje koker domate e grijme ne mikser (perdorimi domates sipas deshires)

hedhim vajin, kripen nje gode uje dhe e vendosim per te zier ,do ta leme 

te ziej deri sa te dali ne lyre,  I hedhim erezat..Pastaj marrim puren e pergatisim me qumesht

ose me lenge mishi (sipas deshires).

Mbasi I kemi pergatitur te dyja masat I vendosim ne tave ,ne fillim hedhim kiman

(shtresa e pare) mbi kiman hedhim puren e patates,pastaj shtrojme djathin e pices.

Do ta vendosim ne temperaturen  180 grade.

Do ta leme deri sa te marri nje ngjyre roze djathi I pices.

Mbasi e kemi nxjere nga furra e leme qe te ftohet pak ,se ndahet me kollaj.

Ne keto momente eshte gati per tu servirur.

Kjo eshte nje tave qe duhet servirur nga pak se ka shume kalori.

Ju befte mire nga